Zadrima ruan me fanatizem elementet etnografike


Kjo krahinë e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Pasuria e kenges vlonjate

Muzika e treves se Vlores eshte nje nder me antiket ne Ballkan. Ne treven e Vlores gjenden menyra te te kenduarit, te cilat perbejne gjurme te nje kulture te lashte si: monofonia, kenge dyzereshe me dhe pa iso, kenge trizereshe pa iso, por me preres ose mbajtes, iso shumezereshe(polifoni) me tre e kater zera. Zerat njerezore zevendesojne gjithe instrumentat muzikore. Kur degjon kenget e Kurveleshit, Himares, Dukat-Tragjas, kenget e kenduara ne vallet eVranishtit, Terbacit, ndien se kontakton me nje art te lashte te tradites.

Këngët e Dasmës përmetare


Këngët e dasmës janë nga më të shumtat e më të arrirat për nga niveli artistic I këngëve popullore të rrethit të Përmetit. Me termin këngë dasme kemi parasysh vetëm ato që lidhen me rite të Caktuara rituale të ceremonialit të dasmës (këtu mund të futen edhe këngë historike, balada).Këngët për shpalljen e fejesës( të tilla si p.sh “-Ku e hodhe shigjetën-o/ O djalë, të keqen-o?/ -Në mes të Përmetit-o!”). Pohimi se këngët e dasmës lidhen me moment të caktuara të ritualit, nuk përjashton faktin se në qendër është figura e nuses dhe më pak për dhëndrin.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Folklori i Kosovarëve në Shqipëri

shota++++Ekspeditat  folklorike përgjithësisht na kanë bindur për gjallesën vitale të kosovarëve në mjediset e reja ku ato jetojnë. Në të njëjtën kohë, duhet thënë se nga cilado mjedis që të jenë shpërngulur, kosovarët përgjithësisht kanë ruajtur traditat e vet etnofolklorike. Ardhja e Kosovarëve në Republikën e Shqipërisë nga qytete e fshatra të Kosovës, Krahas bartjes së traditave folklorike të mjediseve të origjinës, ka sjellë edhe një përfaqësim në miniaturë të pothuajse tërë folklorit kosovar.

Ndryshim përsa I përket praktikimit të folklorit të kosovarëve në Shqipëri, kanë qenë dhe janë të shprehura edhe në raporte të tjera si p.sh, sipas gjinisë së bartësve të tij.. Përgjithësisht gratë janë treguar më të konservatore në ruajtjen e folklorit të tyre,  krahas dhe traditave të tjera të kulturës popullore. Kurse te burrat vihet re, në një masë më të madhe, mosruajtja dhe mospraktikimi I rregullt I krijimeve folklorike. Dallime vihen re dhe përsa u përket grupmoshave që e praktikojnë këtë folklor. Të rinjtë janë përgjithësisht më indifferent ndaj praktikimit të folklorit, ndonëse midis tyre ka individë pasionantë dhe cilësorë. Përgjithësisht janë brezat e moshës së mesme përfaqësuesit më tipik të folklorit kosovar në Shqipëri.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Vallja e Osman Takes


Karakteri historik I valles ‘ Osman Taka’ (Osmani ka qenë kërcimtar popullor me famë dhe kacak në kohën e Turqisë), dëshmohet një nga këngët më të vjetër came.  Kjo valle interpretohet në tri variante. Varianti I pare: kërcehet nga dy veta, por rolin kryesor e luan valltari I parë. Varianti I dytë: Luhet nag dy burra , shoqeruar me naze. Rolin kryesor edhe ketu e ka I pari, kurse I dyti kryen funksionin e mbajtësit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Karakteristike e valleve çame


Në sferën e hapur të krahinave etnografike-koreografike të shqipërisë, shquan edhe Camëria. Ajo është krahina më jugore e banuar prej shqiptarëve. Gjeografikisht ajo gjendet më shumë jashtë kufijve të sotëm shtetërorë, në Greqi: prandaj vetkuptohet që një valle nga filati, Pramithia, Igumenica është valle came, shqiptare.Në traditën etnografike të Camërisë dhe përgjithësisht në atë shqiptare, valet njihen të luajtura kryesisht vec nga gratë e vec nga burrat. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Krijuesit dhe bartesit e kenges permetare

permeti kengeKënga folklorike në rrethin e Përmetit këndohet në fshat e në qytet. Kënga në fshat, me përjashtim të shatrave të krahinës së Malëshovës, këndohej në mënyrën polifonike toske, ndërsa kënga qytetare ka si karakteristikë të vetën shoqërimin me orkestrinë popullore të këngëve që këndohen edhe këtu sipas mënyrës polifonike toske.
Kënga popullore përmetare karakterizohet në përgjithësi nga pasqyrimi në plan lirik I botës së brendshme shpirtërore, I ndjenjave e I mendimeve që e kanë tërhequr,shqetësuar, gëzuar, bashkëshoqëruar përmetarin në ditët e tij “të mira” e “të këqija”. Lirizmi I hollë, I butë, I ndjeshëm, tërheqës, I ëmbël, melodioz përbën tiparin kryesor të këngës popullore përmetare. Në varësi dhe të llojit folkloristic, ky lirizëm vjen herë me tone të ngrohta, të njoma, të ëmbla, të freskëta, e herë me tone të dhimbshm, të drithëruara, të përmallshme, që të rrëmbejnë e të fusin në nivelet e sublimes, të së vecantës.Tekstet e ndiera shprehëse e mjaft poetike, të mbushura me figuracione të holla e shumë të gjetura, shprehëse dhe mbështetëse të këtij shpirti lirik, me meloditë plot muzikalitet, sjellin qartë natyrën, botën e ndjeshme të përmetarit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Veshjet popullore vlonjate, resurs per zhvillimin e turizmit kulturor

vloraVeshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani, “kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të vendit”.

Kjo mund të shfrytëzohet fare mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi.Ai e cilëson jonormal faktin se në këtë drejtim mungon një ofertë konkrete, një treg ku mund të angazhohen mjeshtra të traditës, që në Vlorë kanë një emër të mirë. “Ka individë që mundohen të ruajnë traditën në prodhimin artizanal të veshjeve popullore, por fatkeqësisht ata nuk stimulohen”, nënvizon Bani. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Kultura artistike e Matit gjallon ne shekuj

matiMatjanët janë njerëz artdashës si dhe interpretues të zot e me talent. Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit.

Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore. Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë. Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Vallet folklorike te fshatrave te Tiranes

hqdefaultVallet folklorike të fshatrave të Tiranës në hapësirën e vallëzimit popullor shqiptar janë dëshmi e lashtësisë së etnokulturës sonë popullore. Ato janë të endure në një botë ndjenjash, kane vlera krijuese dhe të interpretimit, si dhe dimesione etnike kombëtare. Vallet e fshatrave të Tiranës, falë elementeve lozonjare, vrullëzuese, dinamike e zbukurimore, patën përparësi. Paraqiten me dinjitet në manifestimet popullore krahinore, në shkallë rrethi, por dhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas traditës vallet në grup ekzekutohen përmes dy figurash kryesore:  në rreth të mbyllur ose në gjysmërreth. Ato interpretohen nga burra e gra vec e vec, por edhe së bashku. Përgjithësisht përcillen me këngë homofonike të kënduara nga vet valltarët , por edhe me përcjelljen instrumentore, ose me të dyja së bashku. Ekzistojnë shoqëri me muzikore solistike, por edhe me grupe orkestrimesh popullore.