“Oda Dibrane”, 400 artistë pjesmarrës
Këngët e traditës, vallet dhe kostumet popullore ishin edhe këtë vit lajtmotivi i Festivalit “Oda Dibrane”. 400 artistë nga Shqipëria dhe trevat jashte saj u mblodhën në Peshkopi për të shpalosur vlerat më të mira të foklorit shqiptar.
Lojrat në konakun e Burrave te Gostivarit, kënga polifonike e Sarandës, apo marrja e Nuses nga Malësia e Hasit ishin disa nga të veçantat e këtij festivali.
Ne kete koncert pervec ritmeve dhe traditave qe mbartin ne vetvete keto grupe performuan bukur dhe veshjet e kostumeve popullore qe i perkasin zonave qe ata perfaqesojne.
Në fund të dy netëve etnologë, muzikologë dhe drejtues të ansambleve folklorike vlerësuan me çmime speciale disa nga grupet pjesëmarrese të këtij festivali
Postuar më 10 Korrik, 2013, te Krahina e Dibrës. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.
Lini një koment
Comments 0