Krijuesit dhe bartesit e kenges permetare

permeti kengeKënga folklorike në rrethin e Përmetit këndohet në fshat e në qytet. Kënga në fshat, me përjashtim të shatrave të krahinës së Malëshovës, këndohej në mënyrën polifonike toske, ndërsa kënga qytetare ka si karakteristikë të vetën shoqërimin me orkestrinë popullore të këngëve që këndohen edhe këtu sipas mënyrës polifonike toske.
Kënga popullore përmetare karakterizohet në përgjithësi nga pasqyrimi në plan lirik I botës së brendshme shpirtërore, I ndjenjave e I mendimeve që e kanë tërhequr,shqetësuar, gëzuar, bashkëshoqëruar përmetarin në ditët e tij “të mira” e “të këqija”. Lirizmi I hollë, I butë, I ndjeshëm, tërheqës, I ëmbël, melodioz përbën tiparin kryesor të këngës popullore përmetare. Në varësi dhe të llojit folkloristic, ky lirizëm vjen herë me tone të ngrohta, të njoma, të ëmbla, të freskëta, e herë me tone të dhimbshm, të drithëruara, të përmallshme, që të rrëmbejnë e të fusin në nivelet e sublimes, të së vecantës.Tekstet e ndiera shprehëse e mjaft poetike, të mbushura me figuracione të holla e shumë të gjetura, shprehëse dhe mbështetëse të këtij shpirti lirik, me meloditë plot muzikalitet, sjellin qartë natyrën, botën e ndjeshme të përmetarit.

Kënga   përmetare ka një dokumentim relativisht të vonë. Ka dëshmi gojore se disa përmetarë kanë qenë instrumentistë më të mirë që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Njoftimin më të hershëm deri më sot, që na bën me dije rreth mbledhjes së parë të një teksti jot ë plotë të një kënge përmetare na e sjell prof.dr. Jup Kastrati. Ndër të tjera, ai na njofton se Kozma Qirici, nga rrethi I Gjirokastrës, më 1831-1832 ka hartuar një vepër gjeografike, në dorëshkrim në greqisht, që është botuar në 1964 nga ruajtësi actual I dorëshkrimit në Janinë. Me interes për ne është fakti që në faqen 34 është shënuar një pjesë kënge popullore dasme nga Dangëllia e Përmetit. Është fjala për këngën “Trëndafili qesh e lot”, të shënuar në shqip. Ky informacion paraqet dëshminë e parë të dokumentuar të mbledhjes së foklorit të rrethit të Përmetit.

Pas viteve ’40 të shekullit XX në qytetin e Përmetit ishin krijuar disa formacione sazesh 9lloji të të kënduari) , por ato që bënë një emër më të spikatur qenë sazet e Gaqo Lenës, deri në vitet ’50 dhe më pas I lihet fjala dhe nderimi sazeve të usta Laver Bariut. Me këtë prijës vizionar u formua identiteti I këngës përmetare. Laver Bariu me sazet e tij është bërë personi identifikues I sazeve dhe jo vetëm për këngën qytetare përmetare. Rreth tij u krijua një grup artistic ku bënte pjesë një formacion orkestror me vlera të spikatura, ku dalloheshin: Sulejman Lame, Lefter Nurka, Xhelal Zeqiri, Tare Asllani. Disa nga këto instrumentistë ishin dhe këngëtarë. Krahas tyre në këtë grup merrnin pjesë edhe disa këngëtarë të tjerë si : Mentor Xhemali, Artist I Popullit, Ylli Zeqiri, Vaskë e Dhimitër Curri, Robert Tralo, Donika Pocellari, Adriana Daci etj. Me kalimin e viteve nga kjo bërthamë dolën grupe të ndryshme. Në reporterin e këtij grupi përfshihen rreth 500 këngë e melodi. Ky grup luajti një rol parësor në zgjerimin e numrit  të instrumentistëve. Përmeti përmendet edhe si qyteti I instrumentistëve popullorë. Në këtë qytet relativisht të vogël ka pasur mbi 40 klarinetistë, njeri me I mirë se tjetri.

Ka informacione të ndryshme rreth autorëve të parë të këngëve, që u opërfshinë në qarkullimin folkloric. Nga më të hershmit që në vitet 1800-1830, përmendet emri I Frosina Tonës, si krijuesja e shumë këngëve të njohura në fshatin Kosovë. Ndërsa nga Malëshova, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kujtohet si rapsode Maro Kapedania, si autorja e shumë këngëve, midis të cilave: “Moj e vogël, syergjëndë”, “Lule nga Janina”, “Do të sjell, moj xhane” etj.

Shumë këngëtarë përmetarë dhanë një ndihmesë të vecantë për kultivimin dhe vazhdimësinë e këngës përmetare.Këngët e reja përmetare kanë shfrytëzuar arritjet më të mira, konsolodimin e tipareve të folklorit përmetar. Janë shfrytëzuar të gjitha përparësitë origjinale të strukturës artistike të këngës përmetare, llojet e vargjeve popullore të praktikuara deri më tani.

Ndërsa lidhur me festivalet folklorike, ato në përgjithësi kanë risjellë edhe një varg krijimesh folklorike të llojeve të caktuara, që për shkaqe të ndryshme, kryesisht të natyrës politike, ishin lënë jashtë qarkullimit folklorik.

http://www.youtube.com/watch?v=zeEvyoV0DTs

Advertisements

Postuar më Korrik 9, 2013, te Krahina e Permetit. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: