Arkiva Kategorie: Krahina e Dibrës

“Oda Dibrane”, 400 artistë pjesmarrës

oda dibraneKëngët e traditës, vallet dhe kostumet popullore ishin edhe këtë vit lajtmotivi i Festivalit “Oda Dibrane”. 400 artistë nga Shqipëria dhe trevat jashte saj u mblodhën në Peshkopi për të shpalosur vlerat më të mira të foklorit shqiptar. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Advertisements

Veshjet popullore ne Dibër

peshkopiDibrës duken sikur janë disa tipe, por në të vërtetë janë tetë, një i  burrave dhe shtatë të grave. Sipas veçorive karakeristike kostumet popullore të grave grupohen: kostume popullore të krahinës së Zerqanit dhe Bulqizës, Gollobordës, Lurës,Ujë e më Ujës (Përroit  të Gramës dhe lumit të Veleshicës), të fshatrave në të majt të Drinit të Zi, me shtrirje Reç-Komuna e Shupenzës dhe veshje të Fushës së Shehrit.

Kostumet  popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet  nga fshatrat në të majtë të Drinit te  Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape  leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri