Arkiva Kategorie: Krahina e Tropojës

Sofra Dardane në Tropojë

sofra dardane rinaQindra artistë nga mbarë trevat shqiptare kanë ndezur atmosferën për tri ditë me radhë në qytetin e Bajram Currit, gjatë edicionit të 13-të të Sofrës Dardane. Jo vetëm stadiumi i lojërave me dorë, i cili u mbush për çdo natë me mbi 10,000 shikues, por nga artistët shqiptarë – të ardhur që nga Çamëria e deri nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi – u pushtuan edhe sheshet dhe rrugët e Bajram Currit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Dasma Tropojane: Cifti kërcen vallen, dasmoret I shoqërojnë me sy e duartrokitje

tropoje dasmatVallja tropojane, perla e kombit tonë është e pranishme gjatë gjithë kohës me të gjithë hijeshinë e saj, për të gjithë dasmorët. Edhe këtu ka një veçori. Nëse del një çift i mrekullueshëm që e kërcen bukur vallen e tyre, të gjithë të tjerët ndalen duke i shoqëruar me sy e me duartrokitje, deri në fund. Artistët në këtë trevë janë brilantë, çdo tropjan di të kërcejë bukur. Krahas instrumenteve, arma është pothuajse e pranishme në çdo dasmë, bile ata as që mund ta imagjinojnë një gëzim kaq të madh, pa praninë e krismave të armëve për të përshëndetur krushqit njëri tjetrin. Diçka homerike, e papërshkruar nga mënyra se si realizohet. Dasmorët mbasi qerasen me duhan e kafe, hanë darkë me ushqime tradicionale si mish me oriz, çorbë, pite dhe ëmbëlsirë.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Tropoja, karakteristika ne valle e kenge

v15Këngët – Kjo trevë dallon edhe për shumëllojshmëri këngësh. Disa nga llojet e shumta të këngëve popullore tradicionale janë : Këngë kreshnikësh – këndohen të shoqëruara me lahute, janë kënge epike luftërash dhe interpretohen me përmallim, dhimbje, krenari etj. Këngë trimash – zakonisht u këndohen individëve të shquar që kanë berë trimëri. Edhe këto këndohen të shoqëruara me lahutë. Kënge maje krahit ose asqerçe – këndohen zakonisht prej dy burrash se bashku, duke venë gishtat në vesh e duke thirrur fort. Janë të shkurtra si tekst. Kënge vargca – këndohen nga burrë të shoqëruara me çifteli, zakonisht janë këngë trimërie por edhe kënge dashurie. Këngë çikash – I këndojnë vajzat e reja në kullota, bjeshkë, në dasma, festa etj. Krijohen nga vete çikat. Kemi edhe disa lloj këngësh të tjera siç janë : Kënge me gisht në fyt. Këngë me tepsi. Kënge dasme –si punë kori ku dy grupe të lidhura krah për krah (vajza) përballë njëra tjetrës dialogojnë. Këngë humoristike. Kënge kapuçash. Këngë vaji. Kënge djepi. Gjama (Nikaj-Merture) Instrumentet më të përdorura në Malësinë e Gjakovës janë lahuta, lodra (tupani), defi, fyelli, çiftelia, sharkia etj. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Veshjet popullore në Tropojë

 Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë varianteveshjesh popullore.

Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri