Arkiva Kategorie: Krahina e Beratit

Festivali i Këngës Popullore Qytetare Berat

beratQKVF hapi sezonin artistik për vitin 2012 me Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës  Popullorë  Qytetare (edicioni 12), I cili u mbajt  në  qytetin e Beratit  në  datat  26-27 Prill 2012.Festivali  në  një atmosferë  festive u çel, me  ekspozitën e  kostumeve popullore në  Hollin e Qendrës Kulturore përgatitur nga “ TRADITA –EDLIRA’“ dhe  në orën 19:00 me koncertin  e mirëseardhjes, organizuar nga Qëndra Kulturore  Berat, me bandën e këtij qyteti, e cila interpretoi këngë e melodi patriotike të cilat u pritën me duartrokitje të vazhdueshmë nga publiku.Grupi  Prizrenit hapi garën, me një program, ku këngapër Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u këndua edhe nga shikuesit në  sallë. U  dalluan këngëtarët  e mirënjohur të këtij grupi Sedat Kuçi   e Festim Bytyçi etj. Grupi i Fierit ,u paraqit me një orkestrinë të kompletuar me solistë, dhe  grup këngëtarësh të spikatur. Grupi i Elbasanit kishte ardhur në këtë festival me një pergatitje serioze dhe  me figura të tilla si vëllezrit Zena, Eglantina Toska dhe sidomos grupi i burrave të cilët shpalosën më së miri traditën e këtij qyteti në këngën popullore qytetare.  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri