Arkiva Kategorie: Krahina e Tiranes
Vallet folklorike te fshatrave te Tiranes
Vallet folklorike të fshatrave të Tiranës në hapësirën e vallëzimit popullor shqiptar janë dëshmi e lashtësisë së etnokulturës sonë popullore. Ato janë të endure në një botë ndjenjash, kane vlera krijuese dhe të interpretimit, si dhe dimesione etnike kombëtare. Vallet e fshatrave të Tiranës, falë elementeve lozonjare, vrullëzuese, dinamike e zbukurimore, patën përparësi. Paraqiten me dinjitet në manifestimet popullore krahinore, në shkallë rrethi, por dhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas traditës vallet në grup ekzekutohen përmes dy figurash kryesore: në rreth të mbyllur ose në gjysmërreth. Ato interpretohen nga burra e gra vec e vec, por edhe së bashku. Përgjithësisht përcillen me këngë homofonike të kënduara nga vet valltarët , por edhe me përcjelljen instrumentore, ose me të dyja së bashku. Ekzistojnë shoqëri me muzikore solistike, por edhe me grupe orkestrimesh popullore.