Arkiva Kategorie: SHQIPERIA E JUGUT
Krahina e Gjirokastrës
Kostumet Tradicionale të Gjirokastrës
Rrethi i Gjirokastrës karakterizohet nga një pasuri e madhe kostumesh, traditash muzikore dhe zakonesh popullore. Rrethi është i famshëm për përpunimin e drurit dhe të gurit, për prodhimet blegtorale dhe rakinë.
Gratë shqiptare janë të njohura për aftësitë që kanë për punimet e dorës, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Kostumet lokale janë tradicionalisht të zbukuruar me qëndisma të komplikuara. Po ashtu prodhohen në mënyrë artizanale qilima e velenxa, triko, çorape e doreza që prodhohen me lesh natyral lokal. Të famshme në të gjithë vendin janë dantellat e Gjirokastrës; po ashtu punime me grep dhe qëndismat. Burrat përpunojnë drurin dhe gurin. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri