Sofra Dardane në Tropojë
Qindra artistë nga mbarë trevat shqiptare kanë ndezur atmosferën për tri ditë me radhë në qytetin e Bajram Currit, gjatë edicionit të 13-të të Sofrës Dardane. Jo vetëm stadiumi i lojërave me dorë, i cili u mbush për çdo natë me mbi 10,000 shikues, por nga artistët shqiptarë – të ardhur që nga Çamëria e deri nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi – u pushtuan edhe sheshet dhe rrugët e Bajram Currit.
Kënga çame dhe vallja e Tetovës fituan duartrokitjet më të zjarrta, ndërkohë që me mjaft interesim u ndoq edhe interpretimi me lahutë i artistëve të Malit të Zi, të cilët veshjen e xhubletës e ruajnë me fanatizëm. Përveç çmimeve për pjesëmarrës, në natën finale pati edhe befasi dhe vlerësime për emrat e mëdhenj të artit shqiptar.
Postuar më 10 Korrik, 2013, te Krahina e Tropojës. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.
Lini një koment
Comments 0