Dasma Tropojane: Cifti kërcen vallen, dasmoret I shoqërojnë me sy e duartrokitje

tropoje dasmatVallja tropojane, perla e kombit tonë është e pranishme gjatë gjithë kohës me të gjithë hijeshinë e saj, për të gjithë dasmorët. Edhe këtu ka një veçori. Nëse del një çift i mrekullueshëm që e kërcen bukur vallen e tyre, të gjithë të tjerët ndalen duke i shoqëruar me sy e me duartrokitje, deri në fund. Artistët në këtë trevë janë brilantë, çdo tropjan di të kërcejë bukur. Krahas instrumenteve, arma është pothuajse e pranishme në çdo dasmë, bile ata as që mund ta imagjinojnë një gëzim kaq të madh, pa praninë e krismave të armëve për të përshëndetur krushqit njëri tjetrin. Diçka homerike, e papërshkruar nga mënyra se si realizohet. Dasmorët mbasi qerasen me duhan e kafe, hanë darkë me ushqime tradicionale si mish me oriz, çorbë, pite dhe ëmbëlsirë.

Pastaj krushqit luajnë lojë “kapuçash” dhe këngëtarët këndojnë këngë trimërie, pune e dashurie të shoqëruara me çifteli e lahutë. Hidhen valle karateristike dasmash si: “vallja e Sokolit”,vallja “loja kosh”,valle grash autentike e Tropojës, ku sipas studiuesit Ramazan Sokoli, sot nuk interpretohet më. Gjithashtu këndohen këngë dasme si: “Sa e bukur ka dale nusja”, “Ngjitet kana pika-pika”, “Ani bie defi kajde-kajde”, etj. Në dasma interpretohet vallja lirike humoristike, “nusja dhe plaku”, kërcimi nga një grua e vetme pa muzikë (kjo karakteristikë në Nikaj Mërtur ), valle epike e trimërisë, kërcim me tepsi në kokë,etj.,etj. Të tjerë vazhdojnë lojëra popullore “badbad”, “symbyllazi”, “plakë” etj. Në mjediset e tyre gratë dhe vajzat këndojnë këngë për nusen. Ato kërcejnë e luajnë valle me tepsi, def e tupan. Në orët e vona dhëndëri, pasi takon nënën dhe babain, hyn në qilerin e nuses, ku fillon njohjen e parë dhe kuvendimi në mes tyre.

 

Postuar më 10 Korrik, 2013, te Krahina e Tropojës. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: