Arkiva Kategorie: Uncategorized
Veshjet popullore ne Kosove, begati kombetare
Etnografia shqiptare deri më tash ka njohur nja 140 forma të ndryshme të veshjevepopullore. Veshjet e kohës tash vazhdojnë të jetojnë si traditë.Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruarmjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siçecaetj., por megjithatë njohësi më i madh i të gjitha kohërave i kostumografisë shqiptare mbetet Rrok Zojzi, por kësaj fushe etnokulturore i kanë kontribuar edhe AndromaqiGjergji, Afërdita Onuzi, Ikball Bihiku, Maks Velo e shumë të tjerë.Dhe, konstatim nga shkrimet e të përmendurve është se Kosova është trevë e pasur me veshje popullore, që karakterizojnë kohë të ndryshme, e të cilat nga ndikimet e kohëve moderne, e sidomosnga ndikimet e lëvizjeve të popullatës kah shtetet e perëndimit, dukshëm ka rënëinteresimi për punimin e veshjeve popullore shqiptare. Një sjellje kësisoj me siguri se dota varfërojë fondin edhe ashtu të vogël të veshjeve popullore.Në anën tjetër, nga literatura për veshjet kombëtare shqiptare të autorëve të përmendur,del si konstatim tjetër se në viset etnike shqiptare, deri më tash janë të njohura së paku140 forma të ndryshme veshjesh popullore, të realizuara në më se 5000 tipe e variante, tëcilat janë të grupëzuara sipas gjinisë në zona të ndryshme etnografike.
Pjesë të veshjes edhe nga koha ilire
Fiset ilire në këto vise kanë lënë gjurmë edhe në aspektin e veshjeve popullore. Bie fjala,fiset ilire kishin kostumet e veta tradicionale – kësula për meshkuj dhe vele të gjatë flokësh për femra, pastaj petk të mbështjellur për kraharor, mbështjellësin me një pelerinë e kështu me radhë. Do përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrinDalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe imbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik.Më pas, ndër veshjet për meshkuj, veshja me fustanellë, sipas dëshmive arkeologjike tëperiudhës së shekujve V-IV para kohës së re, konsiderohet e përdorur nga fiset ilire. Bile,fustanella iliro-arbëro-shqiptare është vërejtur edhe nga autoritetet e huaj, si nga A. Bue, icili thotë se për fustanellë, që dominonte në shumë krahina të banuara me shqiptarë, nevojitej shumë material, përkatësisht udhëshkruesi anglez Spenser, duke kaluar nëpërviset shqiptare, kishte konstatuar se fustanella nuk e mbanë nxehtësinë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Veshje për gra
E merr këtë emer nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kerrdhokell. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me kellei shajaku ose me çorape te gjata si dhe me opinga lekure. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Veshje për burra
kjo veshje burrash këtë emërtim e merr nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhure pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyje e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rrezë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare.Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtër me mënge të gjera, jeleku dhe mengorja (në mënyreë të varura pas). Në bel vinin një brez të gjerë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonëse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në Çameri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Dallime të veshjes sipas moshës, seksit e gjendjes civile
1.Ndryshime në veshje sipas moshës dhe seksit të bartësit
Edhe dallimet sipas moshës e seksit janë një aspect I funksionit shoqëror të veshjes. Të dhënat e mbledhura mbi veshjet e fëmijëve janë ende të pakta. Megjithatë, dimë se deri në prag të Clirimit kishte zona ku fëmijët deri në moshën 7-8 vjec visheshin njësoj, si djemtë dhe vajzat, e konkretisht me një këmishë disi të gjatë prej pëlhure shtëpiake, ndonjëherë edhe të zbukuruar pak me motive të posacme për këtë moshë, si ndodhte p. sh ne Myzeqe, ku këmishët e fëmijëve të kësaj moshe kishin si motiv zbukurimi një kaposh të vendosur tek zona e stomakut. Ky motiv nuk ishte I qendisur por I endur në pëlhurë, gjë që tregon se pëlhura në fjalë endej posacërisht për këmishët e fëmijëve. Duke shtuar këtu se në rrobet e fëmijëve shiheshin shpesh të qepur ose të varur me penjë objekte të ndryshme me funksion magjik p.sh dy –tri parte matalike, guacka deti, dhëmbë kafshësh dhe hajmali trekëndëshe.Më vonë duke u rritur fëmijët fillonin të mbanin edhe të mbathura, brez, jelekë të thjeshtë, që ndryshonin sin ë prerje dhe në bgjjyra, të djemve nga të vajzave. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
3. Veshje në shekujt XIX-XX
a) Penetrimi I mëtejshëm I prodhimit zejtar në veshjet fshatare
Në këtë periudhë ndër faktorët që kanë ndikuar mbi disa aspekte të zhvillimit të veshjes, mund të përmendim: Shpërbërjen e ekonomisë së mbyllur shtëpiake, ndikimin gjithmonë në rritje të qytetit mbi fshatin, rritjen e shkëmbimit e të qarkullimit të mallrave që solli hyrjen sa vinte më intensive të materialeve të fabrikuara në veshjen fshatare dhe në rrafsh shoqëror, thëllimin e shtresëzimit të shoqërisë dhe të kontradiktave midis klasave shoqërore.
Me lindjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste prodhimet e industrisë hyjnë gjithnjë e më shumë në fshat, qoftë si material (cohë, mëndafshra, faqell, pëlhurë, shami etj) me të cilin konfeksionohen veshjet, qoftë si materiale ndihmëse për zbukurimin e tyre (shirita, gajtanë, dantela, pulla, sumbulla, penjë, rruaza, temina etj) ose më në fund si elemente të gatshme veshjeje (feste, breza e rripa, stoli etj). Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
2.Veshja në shekujt XVII – XVIII
a) Veshjet shqiptare përballë ndikimit oriental
Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XVI, e sidomos gjatë shekullit XVII, vihet re një qytetare.
Dokumentet tregojnë se rreth mesit të shekullit XVII qytetet më të mëdha ishin: Elbasani, Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Gjirokastra etj. Si qytete më të vogla numëroheshin Vora, Ulqini, Kruja, Gjakova, Lezha, Pogradeci, Kavaja etj.
Dihet se nga të gjitha format e kulturës materiale, veshja është ajo që përhapet me lehtësinë më të madhe. Moda ka qenë dhe është një kontaminim i vërtet që përhapet në mënyrë spontane, me anë të imitimit sepse ajo është një shfaqje e jashtme që kapet lehtë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
1.Veshja në shekujt XIV – XVI
a) Lloje tekstilesh të përdorura për veshjet
Kur flasim për historinë e veshjes në periudhën e feudalizmit duhet të kemi parasysh karakterin e prodhimit në këtë kohë. Pjesët e veshjes për masat e gjera fshatare në këta shekuj punoheshin kryesisht brenda kuadrit të ekonomisë shtëpiake, me lëndë që nxirrej nga prodhimet bujqësore e blegtorale, siç ishin lëkura, leshi, liri, kërpi e mëndafshi.
Pëlhura më e vjetër prej kërpi e ruajtur deri më sot në vendin tonë është e vitit 1373(Është fjala për epitafin e madh të Glavinicës, që ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë), por dihet mirë se pëlhura prej liri e kërpi kanë vijuar të përdoren gjerësisht në veshjet popullore deri në fillim të shekullit XX, e në disa krahina edhe më vonë. Kultivimi i mëndafshit gjatë shekujve të mesjetës përmendet në disa të dokumenteve, duke filluarqë nga vitet 1335, 1348 etj. Madje që nëfund të shekullit XIV përmendet dogana të mëndafshit në Shkodër e në Drisht, gjë që dëshmon se mëndafshi tashmë edhe eksportohej. Krahinat ku lulëzonte më shumë kjo kulturë gjtë mesjetës ishin rrethet e Vlorës, Beratit, Durrësit etj. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri