Arkiva Kategorie: SHQIPERIA E VERIUT
Krahina e Tropojës
Në Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë variante veshjesh popullore.
Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.