Arkiva Kategorie: Kosova
Veshjet popullore ne Kosove, begati kombetare
Etnografia shqiptare deri më tash ka njohur nja 140 forma të ndryshme të veshjevepopullore. Veshjet e kohës tash vazhdojnë të jetojnë si traditë.Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruarmjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siçecaetj., por megjithatë njohësi më i madh i të gjitha kohërave i kostumografisë shqiptare mbetet Rrok Zojzi, por kësaj fushe etnokulturore i kanë kontribuar edhe AndromaqiGjergji, Afërdita Onuzi, Ikball Bihiku, Maks Velo e shumë të tjerë.Dhe, konstatim nga shkrimet e të përmendurve është se Kosova është trevë e pasur me veshje popullore, që karakterizojnë kohë të ndryshme, e të cilat nga ndikimet e kohëve moderne, e sidomosnga ndikimet e lëvizjeve të popullatës kah shtetet e perëndimit, dukshëm ka rënëinteresimi për punimin e veshjeve popullore shqiptare. Një sjellje kësisoj me siguri se dota varfërojë fondin edhe ashtu të vogël të veshjeve popullore.Në anën tjetër, nga literatura për veshjet kombëtare shqiptare të autorëve të përmendur,del si konstatim tjetër se në viset etnike shqiptare, deri më tash janë të njohura së paku140 forma të ndryshme veshjesh popullore, të realizuara në më se 5000 tipe e variante, tëcilat janë të grupëzuara sipas gjinisë në zona të ndryshme etnografike.
Pjesë të veshjes edhe nga koha ilire
Fiset ilire në këto vise kanë lënë gjurmë edhe në aspektin e veshjeve popullore. Bie fjala,fiset ilire kishin kostumet e veta tradicionale – kësula për meshkuj dhe vele të gjatë flokësh për femra, pastaj petk të mbështjellur për kraharor, mbështjellësin me një pelerinë e kështu me radhë. Do përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrinDalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe imbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik.Më pas, ndër veshjet për meshkuj, veshja me fustanellë, sipas dëshmive arkeologjike tëperiudhës së shekujve V-IV para kohës së re, konsiderohet e përdorur nga fiset ilire. Bile,fustanella iliro-arbëro-shqiptare është vërejtur edhe nga autoritetet e huaj, si nga A. Bue, icili thotë se për fustanellë, që dominonte në shumë krahina të banuara me shqiptarë, nevojitej shumë material, përkatësisht udhëshkruesi anglez Spenser, duke kaluar nëpërviset shqiptare, kishte konstatuar se fustanella nuk e mbanë nxehtësinë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri
Folklori i Kosovarëve në Shqipëri
Ekspeditat folklorike përgjithësisht na kanë bindur për gjallesën vitale të kosovarëve në mjediset e reja ku ato jetojnë. Në të njëjtën kohë, duhet thënë se nga cilado mjedis që të jenë shpërngulur, kosovarët përgjithësisht kanë ruajtur traditat e vet etnofolklorike. Ardhja e Kosovarëve në Republikën e Shqipërisë nga qytete e fshatra të Kosovës, Krahas bartjes së traditave folklorike të mjediseve të origjinës, ka sjellë edhe një përfaqësim në miniaturë të pothuajse tërë folklorit kosovar.
Ndryshim përsa I përket praktikimit të folklorit të kosovarëve në Shqipëri, kanë qenë dhe janë të shprehura edhe në raporte të tjera si p.sh, sipas gjinisë së bartësve të tij.. Përgjithësisht gratë janë treguar më të konservatore në ruajtjen e folklorit të tyre, krahas dhe traditave të tjera të kulturës popullore. Kurse te burrat vihet re, në një masë më të madhe, mosruajtja dhe mospraktikimi I rregullt I krijimeve folklorike. Dallime vihen re dhe përsa u përket grupmoshave që e praktikojnë këtë folklor. Të rinjtë janë përgjithësisht më indifferent ndaj praktikimit të folklorit, ndonëse midis tyre ka individë pasionantë dhe cilësorë. Përgjithësisht janë brezat e moshës së mesme përfaqësuesit më tipik të folklorit kosovar në Shqipëri.