Veshjet popullore ne Kosove, begati kombetare

kosovaEtnografia shqiptare deri më tash ka njohur nja 140 forma të ndryshme të veshjevepopullore. Veshjet e kohës tash vazhdojnë të jetojnë si traditë.Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruarmjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siçecaetj., por megjithatë njohësi më i madh i të gjitha kohërave i kostumografisë shqiptare mbetet Rrok Zojzi, por kësaj fushe etnokulturore i kanë kontribuar edhe AndromaqiGjergji, Afërdita Onuzi, Ikball Bihiku, Maks Velo e shumë të tjerë.Dhe, konstatim nga shkrimet e të përmendurve është se Kosova është trevë e pasur me veshje popullore, që karakterizojnë kohë të ndryshme, e të cilat nga ndikimet e kohëve moderne, e sidomosnga ndikimet e lëvizjeve të popullatës kah shtetet e perëndimit, dukshëm ka rënëinteresimi për punimin e veshjeve popullore shqiptare. Një sjellje kësisoj me siguri se dota varfërojë fondin edhe ashtu të vogël të veshjeve popullore.Në anën tjetër, nga literatura për veshjet kombëtare shqiptare të autorëve të përmendur,del si konstatim tjetër se në viset etnike shqiptare, deri më tash janë të njohura së paku140 forma të ndryshme veshjesh popullore, të realizuara në më se 5000 tipe e variante, tëcilat janë të grupëzuara sipas gjinisë në zona të ndryshme etnografike.

Pjesë të veshjes edhe nga koha ilire

Fiset ilire në këto vise kanë lënë gjurmë edhe në aspektin e veshjeve popullore. Bie fjala,fiset ilire kishin kostumet e veta tradicionale – kësula për meshkuj dhe vele të gjatë flokësh për femra, pastaj petk të mbështjellur për kraharor, mbështjellësin me një pelerinë e kështu me radhë. Do përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrinDalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe imbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik.Më pas, ndër veshjet për meshkuj, veshja me fustanellë, sipas dëshmive arkeologjike tëperiudhës së shekujve V-IV para kohës së re, konsiderohet e përdorur nga fiset ilire. Bile,fustanella iliro-arbëro-shqiptare është vërejtur edhe nga autoritetet e huaj, si nga A. Bue, icili thotë se për fustanellë, që dominonte në shumë krahina të banuara me shqiptarë, nevojitej shumë material, përkatësisht udhëshkruesi anglez Spenser, duke kaluar nëpërviset shqiptare, kishte konstatuar se fustanella nuk e mbanë nxehtësinë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Folklori dhe etnografia, larmi e qytetit te Librazhdi

krahina e librazhditNjë tjetër karakteristikë i qytetit të vogël të Librazhdit është edhe trashëgimia e pasur kulturore qe njihet në të gjithë rajonin për pasurinë e etnografisë dhe folklorit të tij. Veshjet tradicionale janë shoqëruese të larmisë së festimeve dhe aktiviteteve kulturore rajonale.

Librazhdin mund ta ndajme ne tre rrethina kostumologjike: 1. Cermenika qe perfshin gjithe anen veri ore te rrethit, me kufi me jugor fshatrat: Librazhd-Katund Mirakei 2. Pellgu i Shkumbinit, me kufi me jugor fshatrat: Avec, Fanje, Farret e Sopoti 3. Fusha e Domosdoves, qe mbledh fshatrat kodrinore rreth saj dhe ata te skajit me jugor ethit: Stravaj e Stranik. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

“Oda Dibrane”, 400 artistë pjesmarrës

oda dibraneKëngët e traditës, vallet dhe kostumet popullore ishin edhe këtë vit lajtmotivi i Festivalit “Oda Dibrane”. 400 artistë nga Shqipëria dhe trevat jashte saj u mblodhën në Peshkopi për të shpalosur vlerat më të mira të foklorit shqiptar. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Karakteristikë e valles pukjane: Vallja e Kabashit

vallja pukjane rVallet karakteristike pukjane, si kudo në vendin tonë, janë rezultat i kushteve historiko-shoqërore që sollën njësitë etnografike dhe në kra¬hinën e Pukës, megjithatë lidhjet ndërkrahinore të Pukës me Malësinë e Gjakovës, me Hasin, Mirditën, Gjakovën, Shkodrën dhe zonat e Mbi¬shkodrës për breg të Drinit, kryesisht me anë të rrugëve të karvaneve me rëndësi të madhe tregtare dhe ushtarake që kalonin përmes Pukës, kanë bërë që ndarjet në mes këtyre krahinave të jenë të pjesshme dhe jo në të gjitha drejtimet, gjë që e pasqyron edhe folklori ynë koreografik.  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Sofra Dardane në Tropojë

sofra dardane rinaQindra artistë nga mbarë trevat shqiptare kanë ndezur atmosferën për tri ditë me radhë në qytetin e Bajram Currit, gjatë edicionit të 13-të të Sofrës Dardane. Jo vetëm stadiumi i lojërave me dorë, i cili u mbush për çdo natë me mbi 10,000 shikues, por nga artistët shqiptarë – të ardhur që nga Çamëria e deri nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi – u pushtuan edhe sheshet dhe rrugët e Bajram Currit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Dasma Tropojane: Cifti kërcen vallen, dasmoret I shoqërojnë me sy e duartrokitje

tropoje dasmatVallja tropojane, perla e kombit tonë është e pranishme gjatë gjithë kohës me të gjithë hijeshinë e saj, për të gjithë dasmorët. Edhe këtu ka një veçori. Nëse del një çift i mrekullueshëm që e kërcen bukur vallen e tyre, të gjithë të tjerët ndalen duke i shoqëruar me sy e me duartrokitje, deri në fund. Artistët në këtë trevë janë brilantë, çdo tropjan di të kërcejë bukur. Krahas instrumenteve, arma është pothuajse e pranishme në çdo dasmë, bile ata as që mund ta imagjinojnë një gëzim kaq të madh, pa praninë e krismave të armëve për të përshëndetur krushqit njëri tjetrin. Diçka homerike, e papërshkruar nga mënyra se si realizohet. Dasmorët mbasi qerasen me duhan e kafe, hanë darkë me ushqime tradicionale si mish me oriz, çorbë, pite dhe ëmbëlsirë.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Tropoja, karakteristika ne valle e kenge

v15Këngët – Kjo trevë dallon edhe për shumëllojshmëri këngësh. Disa nga llojet e shumta të këngëve popullore tradicionale janë : Këngë kreshnikësh – këndohen të shoqëruara me lahute, janë kënge epike luftërash dhe interpretohen me përmallim, dhimbje, krenari etj. Këngë trimash – zakonisht u këndohen individëve të shquar që kanë berë trimëri. Edhe këto këndohen të shoqëruara me lahutë. Kënge maje krahit ose asqerçe – këndohen zakonisht prej dy burrash se bashku, duke venë gishtat në vesh e duke thirrur fort. Janë të shkurtra si tekst. Kënge vargca – këndohen nga burrë të shoqëruara me çifteli, zakonisht janë këngë trimërie por edhe kënge dashurie. Këngë çikash – I këndojnë vajzat e reja në kullota, bjeshkë, në dasma, festa etj. Krijohen nga vete çikat. Kemi edhe disa lloj këngësh të tjera siç janë : Kënge me gisht në fyt. Këngë me tepsi. Kënge dasme –si punë kori ku dy grupe të lidhura krah për krah (vajza) përballë njëra tjetrës dialogojnë. Këngë humoristike. Kënge kapuçash. Këngë vaji. Kënge djepi. Gjama (Nikaj-Merture) Instrumentet më të përdorura në Malësinë e Gjakovës janë lahuta, lodra (tupani), defi, fyelli, çiftelia, sharkia etj. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Gramshi me rrethina kostumologjike

944102_464575193635689_1304737818_nNe Gramsh dallojme disa rrethina kostumologjike qe jane Sulova, verce, Tomorrica dhe Shpati i Poshtem. Ne pergjithesi, veshjet popullore te rrethinave te Gramshit kane qene perdorur gjer ne luften e Pare Boterore, ndersa pas kesaj kohe nje piese e mire e tyre, vecanerisht veshjet e burrave, u zevendesuan me veshje te kohes, ndikim direkt i veshjeve qytetare.

Megjithate ne rrethinat e Suloves, Verces dhe Shpatit te Poshtem veshjet popullore jane mbajtur gjere ne pragun e clirimit, madje veshjet e grave edhe ne periudhen pas Luftes II Boterore.
Veshje Grash:
VESHJET E GRAVE TE SULOVES
VESHJA E GRAVE TE VERCES
VESHJA E GRAVE TE SHPATIT TE POSHTEM
VESHJA E GRAVE TE TOMORRICES

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri

Kostum tradicional nga Lunxhëria

imagesRrethi i Gjirokastrës karakterizohet nga një pasuri e madhe kostumesh, traditash muzikore dhe zakonesh popullore.

Veshjet tradicionale popullore të grave ishin të pasura me qëndisma që zbukuroheshin me fije metalesh të çmuara; ato të Lunxhërisë dhe të

Dropullit mbahen nga më të bukurat. Kostumet tradicionale të burrave përfshijnë poture të bardha leshi, të gjëra në bel që përfundojnë të ngushta tek këmbët dhe shoqërohen me dollakë tek pulpat ose fustanellat e bardhë me pala, të shoqëruara me jelek dhe opinga me xhufka. Në kokë mbahej një kapllak i gjatë i zi, prodhuar me lesh qengji ose një qeleshe prej shajaku me majë.

Festivali i Këngës Popullore Qytetare Berat

beratQKVF hapi sezonin artistik për vitin 2012 me Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës  Popullorë  Qytetare (edicioni 12), I cili u mbajt  në  qytetin e Beratit  në  datat  26-27 Prill 2012.Festivali  në  një atmosferë  festive u çel, me  ekspozitën e  kostumeve popullore në  Hollin e Qendrës Kulturore përgatitur nga “ TRADITA –EDLIRA’“ dhe  në orën 19:00 me koncertin  e mirëseardhjes, organizuar nga Qëndra Kulturore  Berat, me bandën e këtij qyteti, e cila interpretoi këngë e melodi patriotike të cilat u pritën me duartrokitje të vazhdueshmë nga publiku.Grupi  Prizrenit hapi garën, me një program, ku këngapër Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u këndua edhe nga shikuesit në  sallë. U  dalluan këngëtarët  e mirënjohur të këtij grupi Sedat Kuçi   e Festim Bytyçi etj. Grupi i Fierit ,u paraqit me një orkestrinë të kompletuar me solistë, dhe  grup këngëtarësh të spikatur. Grupi i Elbasanit kishte ardhur në këtë festival me një pergatitje serioze dhe  me figura të tilla si vëllezrit Zena, Eglantina Toska dhe sidomos grupi i burrave të cilët shpalosën më së miri traditën e këtij qyteti në këngën popullore qytetare.  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri