Folklori i Kosovarëve në Shqipëri

shota++++Ekspeditat  folklorike përgjithësisht na kanë bindur për gjallesën vitale të kosovarëve në mjediset e reja ku ato jetojnë. Në të njëjtën kohë, duhet thënë se nga cilado mjedis që të jenë shpërngulur, kosovarët përgjithësisht kanë ruajtur traditat e vet etnofolklorike. Ardhja e Kosovarëve në Republikën e Shqipërisë nga qytete e fshatra të Kosovës, Krahas bartjes së traditave folklorike të mjediseve të origjinës, ka sjellë edhe një përfaqësim në miniaturë të pothuajse tërë folklorit kosovar.

Ndryshim përsa I përket praktikimit të folklorit të kosovarëve në Shqipëri, kanë qenë dhe janë të shprehura edhe në raporte të tjera si p.sh, sipas gjinisë së bartësve të tij.. Përgjithësisht gratë janë treguar më të konservatore në ruajtjen e folklorit të tyre,  krahas dhe traditave të tjera të kulturës popullore. Kurse te burrat vihet re, në një masë më të madhe, mosruajtja dhe mospraktikimi I rregullt I krijimeve folklorike. Dallime vihen re dhe përsa u përket grupmoshave që e praktikojnë këtë folklor. Të rinjtë janë përgjithësisht më indifferent ndaj praktikimit të folklorit, ndonëse midis tyre ka individë pasionantë dhe cilësorë. Përgjithësisht janë brezat e moshës së mesme përfaqësuesit më tipik të folklorit kosovar në Shqipëri.

Diferencat janë të pranishme edhe përsa I përket përmasave të praktikimit të krijimeve të ndryshme folklorike sipas llojeve e zhanreve folklorike. Këngët e kreshnikëve, përgjithësisht baladat, një numër këngësh historike janë “ pronë’ e grupmoshës së më të moshuarve, kryesisht si kujetsë riprodhuese tekstore, por jo në interpretim dhe ekzekutim.

rinjtë praktikojnë më së shumti këngë dasme, dashurie, këngë historike etj. Kosovarët krahas krijimit të tyre karakteristike, kanë praktikuar edhe krijime nga mjedise ku janë vendosur apo  më gjerë. P. sh në Krujë nga kosovarët janë kënduar edhe këngë krutane, tiranase, shkodrane etj( ose në Seman të Fierit.)

 

Advertisements

Postuar më Korrik 9, 2013, te Kosova. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: