Kultura artistike e Matit gjallon ne shekuj

matiMatjanët janë njerëz artdashës si dhe interpretues të zot e me talent. Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit.

Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore. Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë. Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.

Në skenën e shtëpisë së kulturës Burrel

Gjatë gjithë veprimtarisë së shtëpisë së kulturës në Mat u përgatitën mjaft ansamble e koncerte folklorike dhe artistike, u përgatiten premiera estrade e takime teatrale. Dega e teatrit dhe e estradës drejtohej nga regjizori I talentuar Bajram Ballabani

Shtëpia e Kulturës në Burrel u bë qendër e grumbullimit të folklorit popullor matjan. Nëpërmjet disa festivaleve apo takimeve folklorike, artistike, teatrore etj, jo vetëm evidentohej folklori, por zbuloheshin talente të  këngës e të interpretimit të folklorit e të muzikës matjane. Mbi bazën e elementit të përzgjedhur dhe të materialit folklorik dhe humoristik ngriheshin ansamblet folklorike dhe të estradës të cilët konkuronin në aktivitete kombëtare. Mati zuri vend në shumë festivale e takime artisike sin ë Gjirokastër, Elbasan, vlorë, Berat, Kukës, Peshkopi, Lezhë etj. Këngëtarja popullore matjane Feride Kurti dhe pasuesit Florida Tefa, Fatmira Likmeta, Drita Suci, u bënë të njohura dhe shumë të kërkuara në Radiotelevizion. Esat Ruka me këngët e tij epike ishte një talent I ri që më vonë u bë shumë I njohur dhe një nga drejtuesit e Ansamblit Mati. Pormerita të vecanta si instrumentalist dhe drejtues artistic e krijues ka Artisti I Merituar Imerr Neli.

Shtëpia e kulturës së Matit  në aktivitete  kombëtare është nderuar edhe me cmime si në festivalin folkloric të Elbasanit 1969, në festivalin folkloric të Gjirokastrës në vitin 1978 dhe në vitin 1983, në Lezhë, si dhe në Kukës ku orkestrina e Matit ka marrë vazhdimisht cmime të para.

http://www.youtube.com/watch?v=wG5Jt45xvqk

Advertisements

Postuar më Korrik 9, 2013, te Krahina e Matit. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: