Arkiva Blogu
Veshjet popullore ne Dibër
Dibrës duken sikur janë disa tipe, por në të vërtetë janë tetë, një i burrave dhe shtatë të grave. Sipas veçorive karakeristike kostumet popullore të grave grupohen: kostume popullore të krahinës së Zerqanit dhe Bulqizës, Gollobordës, Lurës,Ujë e më Ujës (Përroit të Gramës dhe lumit të Veleshicës), të fshatrave në të majt të Drinit të Zi, me shtrirje Reç-Komuna e Shupenzës dhe veshje të Fushës së Shehrit.
Kostumet popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet nga fshatrat në të majtë të Drinit te Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri