Veshjet popullore ne Dibër

peshkopiDibrës duken sikur janë disa tipe, por në të vërtetë janë tetë, një i  burrave dhe shtatë të grave. Sipas veçorive karakeristike kostumet popullore të grave grupohen: kostume popullore të krahinës së Zerqanit dhe Bulqizës, Gollobordës, Lurës,Ujë e më Ujës (Përroit  të Gramës dhe lumit të Veleshicës), të fshatrave në të majt të Drinit të Zi, me shtrirje Reç-Komuna e Shupenzës dhe veshje të Fushës së Shehrit.

Kostumet  popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet  nga fshatrat në të majtë të Drinit te  Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape  leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës.

Gratë e aristokracisë feudale të qytetit të Oranikut (Shehrit të Dibrës) dhe të qytetit të Peshkopisë mbajnë; sharpë, fustan, mbathje të gjata,që nuk duken,çorape, papuçe, këpucë dhe mante . Manta ka gjatësi deri në gju.Gratë e moshuara mbajnë dhe sargija në katër anët e cilës ka tufa.

Shumë të bukura janë kostumet popullore të grave të Uji’e m’ujës, Gollobordës dhe veçanërisht të krahinës së Zerqanit,që kanë hyrë denjësisht, në fondin e kulturës kombëtare shqiptare.

Kostumet e burrave përbëhen prej qeleshës së bardhë rashtake, këmishës së bardhë prej pambuku me mëngë të rrudhura te kyçi i dorës,jeleku ose xhamadani të zbukuruar me gajtana të zi,mitani,mbathjet e gjata prej pambuku, tirqit, brezit të leshit i zbukuruar me disa ngjyra, çorape leshi, opinga prej lëkure lope me gjalma, lidhëse leshi dhe koprania e gjatë deri poshtë belit, e pajisur me një jakë të madhe,e cila mund të formohet lehtë një kapuç, për të mbrojtur kokën nga shiu. Deri në vitin 1912 burrat kanë përdorur dollamat dhe fustanellin.

Advertisements

Postuar më Korrik 8, 2013, te Krahina e Dibrës dhe etiketuar me . Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: