Veshje për gra

bbbbbbbbbbb 11. Veshja me Xhubletë

E merr këtë emer nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kerrdhokell. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me kellei shajaku ose me çorape te gjata si dhe me opinga lekure.

Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqëtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janë të njohura si të templarëve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentikës së qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. Misteri i veshjes së zezë është më i madh se dija mbi përmbajtjen e saj.

Në këtë veshje bie ne sy forma e xhubletes, krejt e veçante nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

bbbb 333333332.Veshja me këmishë të gjatë dhe përparje

Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata, të gjera ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra të ndryshme dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshte ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën. Në stinën e verës, në pjesën e sipërme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimer sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokës ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, Çermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.

 

 

 

 

 

bbb4444444444443. Veshja me dy futa

Edhe kjo veshje përbehej nga një këmishë e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, të rrethit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndërsa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malesinë e Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi pëlqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnje).

4. Veshja me mbështjellëse

Pjesë kryesore në këtë tip veshje është një lloj fundi i gjerë, me pala të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e sipërme vishej jeleku dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vetëm në pjesën e pasme të trupit.Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe me rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.Ndërsa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjera dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.

5. Veshje me dimiq

Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjera dhe me ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndërsa në kokë mbanin shamia shumëngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trekëndëshi.

Në fakt kjo veshje është futur në përdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati përdorim të kufizuar, kryesisht në disa fshatra të Malësisë së Tiranës, në Martanesh, në Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën krahinë apo zonë janë mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhëniet e krushqive etj, etj.

 

Advertisements

Postuar më Qershor 30, 2013, te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: