Veshje për burra

aaaaaaaaaaaaa  111111. Veshja me Fustanellë

kjo veshje burrash këtë emërtim e merr nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhure pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyje e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rrezë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare.Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtër me mënge të gjera, jeleku dhe mengorja (në mënyreë të varura pas). Në bel vinin një brez të gjerë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonëse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në Çameri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.

aaaaaaaaaaaaaa 22222222222. Veshja me këmishë të gjatë e Dollame (ose cibun)

Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë: këmisha me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpet e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë, Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose përdoret në raste kuvendesh.

 

 

 

 

 

aaaa 3333333333333333.Veshja me tirq

Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kane formën e pantollonave të ngushta prej shajaku (me të shumtën e rasteve të bardhë dhe me rrallë të zi ose të murme). Përgjithësisht ato lidhen poshtë belit (në kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herke . Tirqit zakonisht janë mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë Verilindore, duke arritur deri në rrethin e Beratit.

 

 

 

 

 

aaaaaa       4444444444444. Veshja me brekesha

Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjera, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlemend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjerë leshi me ngjyrë të kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë me mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta përveç jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj xhakete me mengë të shumta). Kjo veshje është përdorur në fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërinë e Mesme dhe disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, Çermenikës etj.

 

 

 

 

 

aaaaaa 555555555555. Veshja me poture

Poturet kanë formën e pantallonave të gjera e të gjata deri në gju.Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të këmbëve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku.Ndërsa në pjesën e sipërme vishej këmisha më mëngë të gjata e shoqëruar më një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë vishej dhe një xhamadan më mëngë që i vareshin në pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë sferike.Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Laberi, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX

Advertisements

Postuar më Qershor 30, 2013, te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: