Dallime të veshjes sipas moshës, seksit e gjendjes civile

rina 91.Ndryshime në veshje  sipas moshës dhe seksit të bartësit

Edhe dallimet sipas moshës e seksit janë një aspect I funksionit shoqëror të veshjes. Të dhënat e mbledhura mbi veshjet e fëmijëve janë ende të pakta. Megjithatë, dimë se deri në prag të Clirimit kishte zona ku fëmijët deri në moshën 7-8 vjec visheshin njësoj, si djemtë dhe vajzat, e konkretisht me një këmishë disi të gjatë prej pëlhure shtëpiake, ndonjëherë edhe të zbukuruar pak me motive të posacme për këtë moshë, si ndodhte p. sh ne Myzeqe, ku këmishët e fëmijëve të kësaj moshe kishin si motiv  zbukurimi një kaposh  të vendosur tek zona e stomakut. Ky motiv nuk ishte I qendisur por I endur në pëlhurë, gjë që tregon se pëlhura në fjalë endej posacërisht për këmishët e fëmijëve. Duke shtuar këtu se në rrobet e fëmijëve shiheshin shpesh të qepur ose të varur me penjë objekte të ndryshme me funksion magjik p.sh dy –tri parte matalike, guacka deti, dhëmbë kafshësh dhe hajmali trekëndëshe.Më vonë duke u rritur fëmijët fillonin  të mbanin edhe të mbathura, brez, jelekë të thjeshtë, që ndryshonin sin ë prerje dhe në bgjjyra, të djemve nga të vajzave.

Veshjes së djemve edhe pas moshës 12-13 vjec nuk I kushtohej ndonjë vëmendjë e posacme. Ato mabnin po atë tip veshjeje që mbanin të rriturit, por me disa thjeshtëzime p.sh sa qenë të m,artuar nuk mund të vishnin fanellë me doreza të zbukuruara, as mëngore më mëngë të varura prapa e as këmishë më mëngë të gjëra trecerekshe, pjesë këto që ishin attribute të kostumit të dhëndërisë në pjesën më të madhe të krahinave të Shqipërisë së Jugut.

Vajza bënte ndryshime të mëtejshme kur hynte në moshën e pubertetit (13-15 vjec). Në këtë moshë ajo konsiderohje tashmë e rritur. Vesha e vajzave duhet të ishte përgjithësisht e theshtë, shumë e përmbajtur me ngjyra, me kërkesën e shprehur qartë që gjithë trupi të ishte mbuluar, pra edhe krahët edhe këmbët, dhe sidomos flokët dhe deri diku balli.

Në veshjet popullore të vajzave të rritura ngjyrat më të zakonshme ishin e bardha dhe e zeza, ngjyra këto që karakterizonin edhe veshjen e grav etë moshuara.Steinmetz, në fillim të shekullit tonë, ka vënë në dukje se në Nikaj (rr.Tropoj)  “vajzat e kishin të ndaluar të ,banin cfarëdo petk me ngjyrë të kuqe”Në rrafshin e Dukagjinit vajzat  e kësaj moshe mbajnë ende një veshje karakteristike të përbërë nga një bluze e bardhë dhe një fund I ngushtë dhe I shkurtër.Shpesh vajzat e rritura , për punë visheshin me rrobe të vjetruara, nuk mbanin përparje, por edhe atje ku e mbanin përparjet e tyre ishin më të thjeshta se ato të grave p.sh në Zadrimë përparjet e vajzave ishin me vija, ndërsa të nuseve me katrorë.

Në veshjene vajzave të rritura rëndësi të posacme merrte rregullimi I kokës. Vajzat e mbështillnin kokën , në të shumtën e rasteve me shami të bardhë  ose të zezë të lidhur nën gushë; shamia duhet të ulej përpara se të mbulonte ballin, madje edhe sytë pjeërisht.Kishte edhe zona ku vajza përdorte shami koke  m,e ngjyra p.sh në Labinot (RR. Elbasan), vajzat ku arrinin moshën për fejesë  fillonin të m,banin në kokë  shami të verdha dhe jo më shami të kuqe që kishin mbajtur kur ishin të vogla, ndërsa në Martanesh ndodhte pikërisht e kundërta.Në Iballë të Pukës deri në L.I.Botërore vajzat mbanion në kokë një lloji kapuci të gjatë që thirrej “kapolë” e punohej me fije leshi e në avlemend, ndërsa “kaculita”që mbanin vajzat e rritura në Mirditë ishte më e shkurtër.Në cerekun e shekullit XIX në Korcë bie në sy se ndërsa burrat  e moshës së mesme janë të veshur me kostime “alla frënga’ pleqtë dhe fëmijët mbajnë ende dollama të gjata.

2.Ndryshime në veshje sipas gjendjes civile

eri 4Një grua e martuar  edhe nqs e konsideronte veshjen e grave më pak të përshtatshme se atë të vajzave, përsëri nuk kishte leje të kthehej e të vishej rishtaz si në vajzëri.

Përmendim gjithashtu për veshjen e një kategorie të vecantë vajzash  si ishin “virgjinat”, ato vajza të cilat , për ndonjë arsye madhore, hiqnin dorë vullnetarisht e botërisht nga martesa, ndërronin emrin e tyre kundrejt një emir mashkulli, rrinin në shoqërine e burrave, nuk bënin punë grash. Në shumë zona ato visheshin tërësisht si burra.

Në të tjera zona ato visheshin  pjesërisht si burrat e pjesërisht si gratë p.sh Në Malësi të Madhe (rr, Shkodër) e në Mirditë ato visheshin me tirq si burrat , kurse në Dukagjin visheshin me xhubletë si gratë e gubere si burrat, por në kokë vinin kapuc, jo shami.

Në Myzeqe gruaja e martuar pot ë ishte një amvisë e mirë  mbante me vete pothuaj gjithnjë “kurorëzën” e leshtë në kokë. Zakonisht ajo e vendoste këtë mjet në palëzate brezit të saj. Edhe gruaja mirditore duhet të mbante tërkuzën  lidhur për mesi edhe kur nuk kishte ndonjë ngarkesë, sepse vetëm gruaja e ndarë nga burri mund të dilte pa të, jashtë mjedisit farefisnor.

 

Advertisements

Postuar më Qershor 30, 2013, te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: