3. Veshje në shekujt XIX-XX

rina 12a) Penetrimi I mëtejshëm I prodhimit zejtar në veshjet fshatare

Në këtë periudhë ndër faktorët që kanë ndikuar  mbi disa aspekte të zhvillimit të veshjes, mund të përmendim: Shpërbërjen e ekonomisë së mbyllur shtëpiake, ndikimin gjithmonë në rritje të qytetit mbi fshatin, rritjen e shkëmbimit e të qarkullimit të mallrave që solli hyrjen sa vinte më intensive të materialeve të fabrikuara në veshjen fshatare dhe në rrafsh shoqëror, thëllimin e shtresëzimit të shoqërisë dhe të kontradiktave midis klasave shoqërore.

Me lindjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste prodhimet e industrisë hyjnë gjithnjë e më shumë në fshat, qoftë si material (cohë, mëndafshra, faqell, pëlhurë, shami etj) me të cilin konfeksionohen veshjet, qoftë si materiale ndihmëse për zbukurimin e tyre (shirita, gajtanë, dantela, pulla, sumbulla, penjë, rruaza, temina etj) ose më në fund si elemente të gatshme veshjeje (feste, breza e rripa, stoli etj).

Shumë prej këtyre artikujve të veshmbathjes importoheshin tashmë jo vetëm për pordorim të shtresave të pasura, por edhe për shtresa më të gjera të popullsisë, sidomos për kostumin e martesës.Kështu udhëtari anglez J. C. Hobhouse dëshmon se në fillim të shek.XIX, kësulat që përdornin shqiptarët silleshin nga qytetet e Italisë., Trieste, Livorno dh Gjenova; thikat, tehet e shpatave dhe tytat e pushkëve silleshin nga Venediku dhe shiteshin në të gjitha poertet e Shqipërisë. Gajtanët pree ari që përdoreshin për zbukurimin e veshjeve, vinin nga Vjena. Stofrat e manifakturave gjermane dërgoheshin me anë të Laipzingut. Ky ishte një nga artikujt kryesorë të importit. Stofrat angleze përdoreshin më pak se kushtonin më shtrenjtë. Ndër artikujt e importuar aty nga mesi I shek.XIX G. Hahn përmend edhe gjyrmyshin, atë fije të hollë ari ose argjendi që përdorej për qëndisje dhe sillej nga Napoli.

Në disa zona të vendit, të paktën në gjysmën e dytë të shek. XIX, për rrobet festive të fshatarësisë, përdorej një shajak industrial që I afrohej cohës. Ai sillej nga vise të ndryshme të Ballkanit që kishin atelie të specializuara p[ër këto prodhime. E tillë ishte coha e bardhë e prodhuar në Brashovë (Rumani), që përdorej për tirq e mëngore në rrethion e Korcës, coha blu e Samokovit dhe Preshevës, që përdorej për poture në pjesën më të madhe  të Shqipërisë Jugore.

Në tregun e brendëshëm shiteshin shumë lloje pëlhurash të vendit (të pambukta, të mëndafshta e të leshta) pë rata konsumatorë që nuk I prodhonin dot vetë.

Tregtoheshin gjithashtu breza të ndryshëm, shirita e gajtanë, sumbulla të veshura me gajtanë, e sidomos corape leshi.

Edhe në këtë shekull pjesa më e madhe e fshatarësisë vazhdoi ti prodhojë vetë pjesët më të shumta të veshjes së përditshme, Brenda ekonomisë së saj në bazë të industrisë tekstile shtëpiake, nganjëherë edhe me ndihmën e zejtarëve rrobaqepës ambulantë dhe të teknologjisë popullore (dërstilat e batanët dendësimin e pëlhurave dhe formimin e pushit, mënyrat tradicionale për të përgatitur pëlhurë të rrudhur, funde leshi me pala të dendur etj). Këto janë arsyet që veshjet popullore në shumë zona ruajtën një specifikë krahinore mjaftë të dallueshme  në format e prerjes dhe sidomos në zbukurimet.

Ndikimi I qendrës më të afërt ku bëhet tregu ka ushtruar  një veprim afrues e nivelues midis zonave që e frekuentonin këtë treg. Këto qendra kanë qenë në një farë mase edhe rrezatuese të modës qytetare të veshjes ose të elementëve të vecantë të saj, në veshjen e krahinave që e frekuentonin.

Mund të kujtojmë kështu p.sh, ndikimin e veshjes së grave (katolike) Shkodrane mbi atë të grave të Bregut të Drinit e të Bregut të Bunës (në jelekët e xhamadanët e në motivet ë zbukurimit të tyre), ndikimin e veshjes së grave (myslimane ) qytetare të Prizrenit të Pejës, në shumë zona përqark tyre, ndikimin e veshjes qytetare të Korcës në zonat përqark etj , e deri në Skrapar meqë skraparlinjtë frekuentonin pazarin e Korcës.

Pra, me një anë rritja e prodhimit dhe hyrja në fshat e materialeve të fabrikuara, më anë tjetër kontakti më I ngushtë me qytetin kontribuan për zhvillimin e veshjeve popullore si përsa I përket përmbajtjes, ashtu edhe përsa I përket formës, sepse hynë në përdorim lëndë të para të reja, teknika të reja pune si dhe motive të reja zbukurimi. Efekti pozitiv I tyre ndihet plotësisht në veshjen popullore. Përdorimi I gajtanëve e tehrive të mëndafshta apo me fije ari e argjendi, përdorimi I penjëve të fabrikuara me ngjyra të ndryshme për zbukurimin e disa pjesëve, ua shtoi shumë vlerën artistike veshjeve popullore në përgjithësi.

Duke I krahasuar veshjet e shek.XIX me ato të shek. XVIII bie në sy një lehtësim I shkallëzuar I tyre nga elemente të ndikimit oriental. P.sh del nga përdorimi dollomaja e tipit oriental që mbanin burrat qytetarë, ashtu si dalin kryesisht xhybet me gëzof.

b) Apologjeu I kostumit me fustanellë e të tjera veshje burrash në shekullin e XIX

Një varg burimesh për veshjet shqiptare të shek.XIX I kemi, si edhe në shekujt e mëparshëm që kanë vizituar Shqipërinë në atë kohë. Udhëtari anglez I fillimit të shek.XIX, J. C. Hobhouse, I cili pat qenë në Shqipëri së bashku me poetin e mirënjohur Bajron ( në vitet 1809-1810), ka vënë re mirë se, ndërsa deri në afërsi të Delvinaqit shihej veshja me poture të gjera shajaku, blu, më tej shihej “këmisha prej pëlhure të pambuktë ose kilti(pra fustanella) I shqiptarëve. Ai I jep një përshrim mjaft të plotë dhe interesant të kësaj veshjeje, duke përmendur pjesët e saj: këmishën e të mbathurat prej pëlhure të pambuktë, xhokën e bardhë prej leshi me thekë, brezin dhe silahun, xhamadanin, opingat prej llëkure, një kësulë të vogël të kuqe dhe armët e plota.

Udhëtari tjetër anglez I viteve 1812-1813 H.Holland, sikurse Hobhouse, në përshkrimin e pjesëve të kostumit shqiptar vë theksin tek guna, për të cilën thotë: “Kapota ose guna e madhe, një nga vecoritë që spikat më shumë në elementin shqiptar, është një veshje shajaku të ashpër me thekë, me mëngë të hapura dhe një copë të madhe katrore prapa (te jaka), që shërben, kur ëhstë rasti, si një kapuc dhe ka ngjyrë gri ose të bardhë.

Si shumë autorë të tjerë, sidomos anglez, edhe ky e përqas fustanellën shqiptare me “kiltin” e skocezëve: “një (fund) këmishë prej pëlhure të ashpër pambuku, I cili fillon nga beli dhe varet poshtë deri pak nën gju, ashtu si kilti skocez, duke mbuluar të mbathurat që janë gjithmonë prej pëlhure”.

Kostumi I burrave shqiptarë me fustanellë është paraqitur bukur edhe në figurat dinamike të suliotëve, në tabllonë e titulluar “Mbrojtësit e fundit të Misolongit” (1826), të piktorit frëng Arry Scheffer në vepra të Delacroix e më vonë të L.Zheromë.

Bue, ashtu si shumë autorë të tjërë, quan “kostum shqiptar” për burra atë që përbëhet nga Këmisha e shkurtër, të mbathurat, fustanella, tosllukët, ose kalcet, jeleku e xhamadani, dollama, flokata, fesi e opingat.

Me syrin e një vrojtuesi objektiv I ka parë e I ka vlerësuar kostumet popullore shqiptare konsulli austriak J. G.Hahn, sidomos për disa elemente  të vecanta sic janë flokata, fesi etj. Në udhëtimin e tij  gjatë luginës së Drinit ai pati konstatuar se në Karmë, afër Pukës, burrat mbanin veshjen me tirq të ngushtë  të bardhë, zbukuruar me gajtan të zi. Një shënim të vlefshëm kemi prej Hahn-it edhe përsa I përket përdorimit të kostumit me fustanellë në viset e veriut, gjatë luginës së Drinosit9 që në Bicaj të rrethit të Kukësit, fustanella përdorej si veshje burrash si një masë mbizotëruese.

Kostumeve shqiptare  të mesit të shekullit  XIX  u ka kushtuar  vëmendjen e duhur  gjatë dy udhëtimeve të tij në visetë ndryshme të Shqipërisë 1847 dhe 1850 edhe udhëtari anglez E.Spenser kun ë veprën  e tij thotë se ka takuar shqiptarë të veshur me fustanellë edhe në luginën pjellore të Toplicës, në Moezinë e Epërme, pra në perëndim të Nishit.

c) Veshje të shqiptarëve kryengritës nga lidhja e Prizrenit në Shpalljen e Pavarësisë (1878-1912)

Në radhë të parë duhen përmendur ilustrimet e veprave të një grupi gazetarësh të huaj , të cilët ne vitin 1879, janë përpjekur të arrijnë në zonat e luftimeve , në rrethinat e Plavës dhe të Gucisë për tu siguruar për identitetin etnik të tyre dhe , me këtë rast, na kanë lënë disa nga paraqitjet më të bukura të veshjeve shqiptare  për burrave në zonat ku kanë kaluar. Duke u nisur prej Shkodre, ata shkuan në Kastrat e pastaj në Selcë të Kelmendit, në shtëpinë e një luftëtari aktiv të Lidhjes Shqiptare, Nik Lekës, por nuk mundën të vazhdojnë më tej. Ndër personazhet e  paraqitur nga ky udhëtim (malësori Nik Leka, bylykbashi I Kelmendit Adem Aga dhe dy roje kufiri, dy janë të veshur me tirq shajaku gajtan të zi e gjurdinë karakteristike, kurse dy  të tjerët me kostumin me fustanellë.

Sipas Meihju, kilti I bardhë si dëbora ose fustani, mbahet vetëm nga myslimanët e fushës në very, kurse fiset malësore, që nga koha e Skënderbeut mbajnë veshjet e tyre të vecanta prej shajaku të bardhë. “Për Adem Agën, Meihju thotë se në qytet (në Shkodër ku e kishte takuar), ai mbante fustanellën e gjerë e jelek të kuq të qendisur, kurse kur do nisej për në Kelmend veshi tirqet e bardhë me gajatnë të zi e gjurdinë. Po kjo del edhe nga konstatimi I Knight-it, sipas të cilit, në rrugët e Shkodrës njeriu mund të shihte  si “myslimanin me fustanellë ashtu edhe malësorin me tirq, të dy të armatosur. Në Shqipëri mund të dallojmë tri klasa të ndryshme: “Shqiptarët myslimanë të veshur me fustanella që jetojnë nëpër qytete, krenarë për kastën e tyre; së dyti, katolikët qytetarë me brendavekë të gjerë ala turka e të gjata deri në gju, kryesisht tregtarë të pasur; së treti, fshatarët ose malësorët krenarë, të pavarur e të panënshtruar turqve, veshur me tirq të bardhë e të ngushtë.

d)Veshje të arbëreshëve të Greqisë

Së pari përmendim veshjen e grave shqiptare të Eleusinës, ashtu si e ka parë udhëtari A. Proust gjatë vizitës së tij në një familje ku bëhej një dasmë. Ai shënon  se vajzat e reja shqiptare  kanë një zakon të vecantë: monedhat e arta që kanë për t’I marrë si pajë kur të martohen, I mbajnë të varura në formë gjerdani, në ballin e tyre.

Autori Francez Henri Belle, I cili ka bërë udhëtime në Greqi në vitet 1861-1868 sjell të dhëna në interes për veshjen e shqiptarëve të Greqisë. Veshja e gruas nga ishulli Hidra:mbulesa e kokës është e përbërë prej një pëlhure të hollë mëndafshi zbukuruar me ar. Këto gra mbanin përmbi këmishën e bardhë prej batiste, një mëngore ose mitan prej kadifeje të kuqe, qëndisur me ar, që ishte e ngushtë e mjaft e hapur përpara dhe mëngët I kishte gjithashtu të ngushta., ato mbaronin me lapa të rrumbullakosura tek dora.

Veshja e Burrit dhe e gruas nga Glosa: Sipas H. Belle veshja e gruas përbëhej nga një këmishë pëlhure pambuku e gjatë, e ngushtë që kishte përfundi një rrip mëndafshi të kuq; mbi këtë këmishë vishej një lloji mantel I gjatë gjer te gjuri, me mëngë të gjera të zbukuruara me qëndisje ngjyrë të kuqe mbi të akoma një lloji jeleku shumë I shkurtër, me mëngë të ngushta e të gjata deri tek bërryli.

e)Burimet vendase nga gjysma e dytë e shek.XIX e këtej

Në gjysmën e dytë të shekullit, sidomos në tridhjetë vjetët e fundit, një burim autentik me shumë vlera janë fotografitë e bëra në sdudiot e fotografëve që punonin tashmë në qendrat kryesore tq vendit. Midis tyre, mayteriale me interes të madh për studimin e veshjeve gjenden në fototekën shumë të pasur të Marubit në Shkodër, si fotografi më e vjetër, I pasuar më vonë edhe nga fotografë të tjerë, sin ë Shkodët ashtu edhe në qytete të tjera, ndër të cilët shquhet edhe piktori ynë I mirënjohur Kolë Idromeno, që ishte edhe fotograf.

Nga Marubi fotografitë që paraqesin veshje të kohës janë me mijëra, por u referohen kryesisht veshjeve qytetare dhe janë të pakta në krahasim me to , fotografitë e veshjeve popullore fshatare.

Fototeka e pasur e Marubit u ka shërbyer  shumë studiuesve të kohës për të hartuar dhe ilustruar veprat e tyre. Kështu fotografi të shumta të Marubit kanë përdorur E. Schneider, L.Mihacevic, X.Czerminski, L.Pennazzi, E.Degrand, F.Nopsca etj.

Në dy dhjetvjecarët e fundit  të shekullit të kaluar studio fotografësh kishte dhe ne Korcë.

Në fototekën etnografike të Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë ruhen edhe një numër I mirë fotografish që paraqesin kostumet popullore shqiptare për burra, rrethinave të Dibrës e të Strugës, të cilët janë fotografuar në vitet e fundit të shekullit të kaluar në Manastir.

Duke kaluar në shqyrtimin e Burimeve Letrare vendase të kësaj periudhe, duhet të përmendim me respect kujdesin me të cilin I ka përshkruar veshjet e personazheve kryesorë, qytetarë a malësorë qofshin, rilindësi ynë I nderuar Pashko Vasa në Romanin e vet “Bardha e Temalit”. Këtu mjaftojmë të krahasojmë p. sh veshjen e Aradit  të Vlashajve  me veshjen e malësorit Gjelosh etj,

Kontributi I patriotit tjetër të kësaj periudhe, Zef Jubani, I cili në shumë vended he shkrime të tij jep vlerësime positive për kulturën popullore e traditat e mira të malësorëve dhe shtron nevojën e inkurajimit të tyre. Ai vëren se edhe shqiptarët e shpërngulur në Itali I kanë ruajtur këto tradita sidomos në veshje. “Gratë e tyre që janë më të qëndrueshme se tonat veshnin ende xhokën dhe e stolisin kryet me kezën, sic përdorej në kohërat e lashta në Shqipëri; edhe në punët ma të vogla shtëpiake ruajnë me imtësi zakonet e vjetra , të sjellura prej Shqipërisë që prej katër shekujsh e këtej.

Rilindas të tjerë po ashtu nuk kanë munguar  të shfaqin vlerësime të ndryshme mbi veshjet popullore. Kështum ideologu e dijetari Sami Frashëri, I ka Cmuar veshjet dhe aspekte të tjera të kulturës popullore  sin je tregues etnik.

Mendimin se veshjet popullore janë pjesë e trashëgimisë së vyer kombëtare, e ka shfaqur në shkrimet e tij edhe Fan Noli (qershor 1911): “Natyrisht gjuha, veshja, valet, zakonet, traditat, historia dhe gjiania kombëtare janë ato që  e ndajnë një popull nga të tjerëty dhe këto duhen mësuar dhe lëruar”

f) Evolucioni I veshjeve ne fshat e qytet nga 1912 deri në prag të clirimit (1944)

Deri në prag të shpalljes së Pavarësisë (1912) pothuaj të gjithë fshatarët vazhdonin të mbanin veshjet popullore locale të përgatitura  pjesërisht Brenda ekonomisë shtëpiake sipas prerjeve tradicionale.

Veshjet “alla frënga” për burra kishin hyrë në përdorim në shtresa të ndryshme shoqërore të qytetit që në cerekun e fundit të shek.XIX. Pas 1912-ës përdorimi I fustanellës për burra, e cila më përpara shtrihej pothuajse në tyë gjithë vendin, erdhi duke u ngushtuar shumë dhe Brenda pak viteve (dero rreth vitit 1920) ajo doli krejt nga përdorimi.

Po ashtu doli nga përdorimi  në këtë kohë veshja e burrave me dollamë ose cibun shajaku dhe këmishë të bardhë nën të.

Më anë tjetër erdhi duke u zgjeruar përhapja e veshjes me tirq, e cila mbahej tashmë jo vetëm në gjithë Shqipërinë Veriore, por edhe në pjesën Juglindore të vendit, ajo u shtri në rrethin e Librazhdit e deri në Pogradec.

Po kështu një shtrirje të madhe se sa përpara mori veshja me brekushe, e cila prej zonës tradicionale të saj që ishte pjesa perëndimore e Shqipërisë së Mesme erdhi duke u shrirë drejt Jugut në Dumre, Sulovë, Myzeqe etj. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX një përhapje të konsiderueshme patën marrë në shumë zona të Jugut, poturet e gjera prej cohe ose shajaku blu (ose të zi), të cialt arrinin deri në gju (Labëri, Mallakastër, rrethet e Sarandës e të Gjirokastrës). Ato zëvendësuan gjithashtu Fustanellën.

Përsa u përket veshjeve të grave ndryshimet që ngjajnë janë të një natyre tjëtër.Gjatë pjesës së dytë të shek.XIX, në një varg krahinash të myslimanizuara( si Opari, Skrapari, Kolonja, Labëria e Camëria) veshjet e mëparshme popullore u zëvendësuan dalëngadalë me veshje të tipit oriental(citjane ose tumane me anteri të gjata, xhybe), të cilat kishin hyrë më përpara në veshjen qytetare. Ato vazhduan të mbaheshin në disa krahina deri rreth vitit 1920 duke u transformuar  gradualisht derisa u zëvendësuan me fustane të gjata deri në pulpë të këmbës që kishin një prerje puthuaj qytetare.

Lufta e Parë Botërore shënoi një kthesë të madhe në modën  e veshjeve, kthesë që preku në një shkallë të gjerë jo vetëm veshjet qytetare por edhe ato fshatare. U rrallua gjithnjë e më fort punimi e përdorimi I pëlhurave të pambukta, të punuara në avlemend, duek u zëvendësuar me kambrikun e fabrikuar, sidomos në krahinat që kishin tradita më pak të zhvilluara në krahinat e tyre. Edhe në skajet më të largëta të vendit hynë  në përdorim të gjerë shamitë e mëdha të importuarasi për kokë, ashtu edhe për në brez. Në vend të shajakut shtresaty e mesme e të pasura përdornin tashmë cohë ose kadife të importuar për jelekët e xhamadanët e tyre. Tregu u ofronte në këtë kohë fshatarëve edhe një mori artikujsh të imët që përdoreshin për zbukurimet e ndryshme të veshjes  dhe të aksesorëve të saj. Të tillë artikuj ishin rruazat, teminat, gajtani I ngjyrosur, gajtan ari e argjendi, shirita të ndryshëm si dhe stoli të ndryshme metalike për gra dhe për burra.

Për veshjen qytetare periudha 1912 -1939 është periudha e ndryshimeve të mëdha. Prirja themelore  e këtyre ndyshimeve ishte largimi I shpejtë nga moda orientale., e cila pati hyrë  në popullsinë e shumë qyteteve, sidomos në dy shekujt e fundit të pushtimit turk – dhe përhapja e vrullshme e modës perëndimore. Rrobat “alla frënga” në veshjen e burrave të krishterë e myslimanë, mbas 1912-ës visheshin radhazi ne Korcë, Gjirokastër etj.

Pas L.I.Botërore, për dhëndëri djemtë vishnin kostum të zi, këmishtë të bardhë me qafore e mansheta të kollarisuar dhe në vend të kravatës vinin një papijong të bardhë ose të zi. Në kokë vinin kapele derbi ose republikë dhe këpucët I mbanin të zeza të lustruara. Pas 1912-ës vajzat qytetare për nusëri visheshin radhazi me fustan të bardhe, këpucë të bardha me taka, vello të bardhë në kokë etj. Gratë vishin fustane të gjata me trup të ngushtë  e mëngë mollokof, me pelerine te hedhura  krahëve, kapela me strehe e ombrella me bisht të gjatë

Rrobat “alla frënga” patën hyrë pothuaj njëkohësisht në qytet  Korcë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë.Më pas në Shkodër, Tiranë e Elbasan.

Shtresa të gjera të popullsisë në këto qytete( sidomos muyslimanët) edhe pas 1912-ës vazdhuan të mbajnë veshje popullore ose orientale (me tirq, brandaveke etj).

Mbas vitit 1925 fustanet e grave shkurtohen e thjeshtohen; pelerinat zëvensësohen më pallto. Fillojnë të përdoren  gëzofë të shtrenjta (dhelpram kunadhe etj) që vihen përqark qafës. Në përgjithësi moda e perëndimit filloi të ndiqet me besnikëri të plotë.

Në vitin 1929 shpallet një urdhëresë qeveritare për heqjen e festive të burrave dhe të perces e carcafit që mbanin ende gratë myslimane  në shumë qytete të vendit.

Advertisements

Postuar më Qershor 30, 2013, te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: