Disa element të veshjeve popullore

-Xhubleta

rina xhubletaElement me interest ë madh nga fusha e veshjeve është padyshim “xhubleta”, ai fund I krekosur, që mbahej I varur në supet me dy rripat e gjerë. Ajo përdorej në gjithë malësinë e Shkodrës, në malësorët e ngritur që nga shekulli I kaluarnë fushat bregdetare deri në Gurrëz të Milotit, në një pjesë të shqiptarëve të Malit të Zi, që banonin për rreth Bjeshkëve të   Namuna, në Rugovë të Kosovës dhe në Kelmendasit e Shpërngulur në Shekullin e XVII e të vendosur në Srem.

Të përgatisje një xhubletë duhej shumë mund e koh. Si lëndë e parë përveç pëlhurës së leshtë e të shkelur, duhej edhe një sasi e konsiderueshme spiku, për thurjen e të cilit ishte përpunuar një teknologji e posaçme Brenda ekonomisë shtëpiake.

Edhe pse në shekullin tonë xhubleta ka arritur si një element veshjeje I varfër në ngjyra, ku mbizotëron e zeza, përdoret pak e bardha dhe vetëm rrallë e kuqja ose vjollca, dihet mirë se në shekujt e mëparshëm xhubleta ishte shumë më e pasur në pikëpamje kromatike.

Në sistemin dekorativ të xhubletës vihet re një unitet I theksuar, edhe përbrenda pjesëve përbërëse të kostumit , pra  xhubletës, përparjes, xhokës etj, bie në sy një përshtatje e plotë e motiveve të zbukurimit nga njëra pjesë tek tjetra e deri tek trasta e vogël e dorës.

-Brezat

rina breziBrezi shfaqet që në periudhën prehistorike dhe ka patur një përdorim universal. Atë e kanë mbajtur edhe popujt e zonave të nxehta që nuk mbajnë veshje. Brezi është një element I pashmangshëm në veshjet popullore, si për burra dhe për gra.Ai kryente funksione të ndryshme, që vareshin nga forma madhësia dhe paraqitja e tij, ndër të cilat kryesore ishin funksioni mbrojtës dhe ai dekorativ.

Shumë herë brezi shërbente edhe si mjet për të mbajtur ngjeshur pas trupit pjesë të ndryshme të veshjes. Ky element I veshjes me kohë është shoqërizuar në mënyrë intensive, në sajë të funksioneve të shumëllojshme që kryente jo vetëm për mvrojtjen e trupit, por edhe për të venë në dukje dallime moshe seksi, dallime të gjendjes socialklasore, të profesionit e deri tek funksionet e shumta estetike e magjike, në lidhje me seksin etj.

-Futat

Futa ka qenë një element që plotësonte në mënyrë të detyrueshme strukturën e veshjes së Gruas. Në veshjet popullore për gra, futa ishte pjesë e pashmangshme, me rëndësi të madhe praktike dhe me funksione të rëndësishme estetike e magjike. Ndërsa nga përmasat dhe dekori futat na paraqitnin veçori të shumta locale nga nje krahinë në tjetrën, nga mënyra  se si kombinoheshin me pjesët e tjera të veshjes ato mund të merren si element përcaktues për të karakterizuar tipa të ndryshëm veshjeje. Nga pikëpamja e dekorit mund të vëmë re se, për futat përdoreshin gjerësisht pëlhura me vija ngjyrash të ndryshme ose me tufa vijash dhe në një varg krahinash, edhe pëlhura të endura me motive shumë të pasura, ngjyrash të ndryshme (të leshta, të pambukta ose të përziera. Për sa I përket gjenezës, futa, si dihet është një nga pjesët më të hershme të zhvillimit të veshjes në popujt e ndryshëm të lashtësisë, krahas brezit. Këtë e tregon edhe vet mënyra se si mbahet ajo e varur në trup, si një mbules e thjeshtë për pjesë të caktuara e delicate të trupit. Megjithëse në kohë të hershme futat janë bërë pjesë plotësuese e veshjes, prototipi I tyre ka qenë, në kohë të hershme pjesa e vetme e veshjes ose pjesa kryesore, padyshim në varësi të stadit të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe të mjedisit gjeografik e klimës.

-Fustani e fustanella

fuatanella rËshtë një pjesë e veshjeve të burrave që njihet në mbarë Shqipërinë nga veriu në jug dhe kishte formën e një fundi të gjerë, që ngjishej për mesi.Në format më të thjeshta bëhej prej disa fletësh pëlhuri liri ose pambuku të punuar në shtëpi, sidomos për veshjen e përditshme.

Fustani ka qenë një pjesë e hershme veshjeje e përdorur nga fiset e ndryshme ilire.

-Linja ose këmisha

Është një pjesë themelore e veshjes, e përdorur si për burra dhe për gra. Vetë ky emër dëshmon qartë se , kjo pjesë e veshjes, bëhej dikur kryesisht me pëlhurë liri, tradita e kultivimit të të cilit ruhet në shumë zona të vendit.

-Xhokat

RINA XHOKATKemi përfshirë në këtë emërtim një numër të madh veshjesh të sipërme, të hapura  përpara, përgjthësisht të leshta, me gjatësi që ndryshon nga nën bel deri në gju, herë me mëngë e herë pa të cilat visheshin zakonisht përmbi pjesë të tjera më të holla veshjesh.

Që në gjysmën e parë të shek.XX shumica e tyre doli gradualisht nga përdorimi, por ka ende aty-këtu  zona ku individë të veçantë, sidomos të moshuar, vazhdojnë t’I përdorin edhe në ditët e sotme.Xhokat qepeshin me dorë, me penj leshi ose liri të dredhur mirë, me ndihmën e gajtanit prej leshi ose pambuku, I cili ishte njëkohësisht edhe zbukurimi I tyre.

-Pingat

OPINGAT RJanë një element I veshmbathjes me traditë shumë të vjetër, të bazuar në prototipe autoktone ballakanike. Opingat e përdorura nga shqiptarët, I përkasin një tipi, karakteristikat ekryesore  të të cilit janë, këto: a) në variantet më të thjeshta ato bëhen prej një cope të vetme lëkure në formë katërkëndëshi këndrejtë, e cila përbën si pjesën e poshtme ashtu edhe pjesën e sipërme të saj, duke mbuluar vetëm gishtat e këmbës; b) me një system retrash lëkure e gjalmash leshi, buzët e opingës së pari rrudhen duke u afruar pas këmbës, pastaj fiksohen duke u lidhur përmbi shpinën e këmbës dhe rreth pjesës te nyja.

Sipas mënyrës si qepet maja, si mblidhen anët, si kalohen e kryqëzohen gjalmat e retrat, si vihen rripat e gjuhëza ose se si thuret faqja e sipërme e opingës në format më të zhvilluara të saj etj, mund të dallohen variante të shumta. Opingat janë përdorur gjerësisht nga fshatarësia jonë  deri në prag të Clirimit, në variante të shumta që paraqesnin shkallë të ndryshme zhvillimi. Në pazaret kryesore të vendit, para Clirimit, kishte mjeshtër opingarë, të cilët punonin me shumë zotësi, lloje të ndryshme opingash, me karakteristika zonale, për gra e për burra, për vende malore e vende fushore, të përforcuara me proka poshtë për barinjtë ose me qëndisje e zbukurime të tjera në faqen e sipërme, për nuset e reja etj.

Advertisements

Postuar më Qershor 26, 2013, te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen. Lini një koment.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: